Berat, Gjykata lë në burg për
15 ditë dy “agjentët” e SHISH

Gjykata e Beratit ka cakuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 15 ditorë për Alfred dhe Antonio Toska, të cilët u arrestuan një ditë më parë nën akuzën e “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”, pasi prezantoheshin tek qytetarët si agjentë të SHISH.

agjentet e shish

Dy “agjentët”, u vunë në pranga pas denoncimit të një 30 vjeçari nga Durrësi, pasi ata po e ndiqnin me një automjet tip benz. Pas ndalimit nga policia, ata deklaruan se ishin punonjës rë Qendrës investigative në Tiranë, e cila rezulton të jetë një kompani private.

“Duke qenë “në shërbim”, këta dy shtetas deklarojnë se kanë parë një furgon me targa të Durrësit, i cili i është dukur i dyshimtë dhe e kanë ndjekur me mjetin e tyre tip “Mercedez”, me qëllim për për t’i bërë kontroll. Meqenëse drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar, ata e kanë parakaluar dhe i kanë kërkuar një patrulle policie që të ndalojnë mjetin furgon. Ndërkohë, drejtuesi i furgonit, shtetasi F.F., duke qenë se është ndjerë i trembur nga shoqërimi që po i bënte mjeti Mercedez, ka njoftuar policinë e shtetit, në numrin 129,” sqaron prokuroria e Beratit.

Sakaq, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë me afat duke i kërkuar Prokurorisë që gjatë dy javëve të sigurojë prova të mjaftueshme mbi faktin se me çfarë baze funksionon kjo shoqëri private.

agjentet e shish

Sipas Gjykatës së Beratit atributet për ndalimin dhe kontrollin e qytetarëve e ka vetëm policia gjyqësore e institucioneve shtetërore dhe jo përfaqësues të kompanive private. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen