BERAT- Një fëmijë 10 vjeç është plagosur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një ndezëzi (kapsolle) të granatës në oborrin e shkollës, në fshatin Kalanjas, në komunën Qendër të rrethit të Skraparit.
Burime pranë Repartit të Kirurgjisë në spitalin e Beratit bëjnë me dije se rreth orës 10:00 mbërriti i plagosur vogëlushi, Ernest Rushaj, banor i fshatit Kalanjas.
Fëmija është paraqitur me një plagë në dorën e majtë dhe në afërsi të barkut, ndërkohë që mësohet se plagët i ishin shkaktuar nga shpërthimi i një kapsolleje të granatës.
Nxënësi i klasës së pestë të shkollës 9-vjeçare “Shaban Polena” mësohet se pa nisur mësimi mëngjesin e sotëm ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës, ku dhe ka gjetur një granatë të cilën duket se ka tentuar ta hap duke i qëlluar me gurë.
Si rezultat kapsolla mësohet se ka shpërthyer duke e plagosur fëmijën në dorën e majtë dhe në bark. Kanë qenë mësuesit të cilët e kanë transportuar fillimisht fëmijën drejt spitalit të Çorovodës ku mori fillimisht ndihmën e parë shëndetësore dhe më pas për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Beratit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Në shkollën “Shaban Polena” mësohet se kanë mbërritur ekspertë të policisë së Çorovodës, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar rreth kësaj ngjarje.
Ende nuk dihet se si ka përfunduar kapsolla në ambientet e shkollës, ndërkohë që për ngjarjen ende nuk ka deklaratë nga policia e Qarkut të Beratit apo Drejtoria Arsimore.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO - Fëmija me plagë në dorë