BERAT - Një 54-vjeçar nga Berati ka humbur jetën pasi në gjendje depresioni të thellë është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dikur.

Arif Kapaj ishte kthyer në qytetin e tij për të kaluar festat e fundvitit pasi ai prej vitesh kishte emigruar në Greqi.

Burime nga urgjenca e spitalit të qytetit bënë me dije se 54 vjeçari, babai i dy fëmijëve kishte ndërruar jetë menjëherë pas hedhjes.

Ndërsa Policia e Qarkut të Beratit deklaroi se nuk ka procedim penal për këtë ngjarje, pasi shkak i vetëvrasjes ka qenë depresioni nga i cili sipas hetimeve të para dyshohet se Arif Kapaj vuante prej kohësh.

(eç/em/shqiptarja.com)