Një çift të moshuarish në qytetin e Beratit jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme dhe pa përkrahje nga shteti. Situate bëhet më e rëndë pasi 66 vjeçares Pashako Miraka prej vitit të shkuar i është ndërperë edhe pagesa e aftësisë së kufizuar me të cilën çifti i të moshuarve jetonte.
Ka qënë përfituese e Pagesës së Aftësisë së Kufizuar deri në vitin 2015, pasi rezulton e sëmurë me gjysëm paralizë në trup, por i është ndërprerë pagesa pasi rezulton me vjetërsi pune, por të pamjaftueshme për të dal në pension. 66 vjeçarja Pashako Miraka sëbashku me bashkshortin e saj, Tahir Miraka jetojnë në kushtet e një varfërie ekstreme në lagjen ’28 Nëntori” në qytetin e Beratit.
"Me të keq, 4-5 ditë pa ngrënë dhe ca ka sjellë ajo fqinja një cik sultjash aty që të konte tani edhe me atë sultjashin do rri.. Kush më ndihmon."-shprehet ajo
Çifti pa fëmijëve aktualisht jetojnë në një banesë me qera dhe kanë të ardhura vetëm 40 mijë lekë të vjetra në muaj. Ata shprehen se kjo shumë nuk i mjaftojnë as për të blerë ilaçet që i nevoiten gruas, ndërkohë që prej gjashtë muajsh nuk pagojnë dot as qeranë, as dritat dhe as ujin e pijshëm.
"Qeranë e ka pa larë, 6 muaj qera nga 40 i thonë 24 mijë lek të reja. Ujin e ka pa larë, dritat. Ca të bëj unë i shkreeti, unë kërkoj ndihmën që ti jepet kempi Pashakos."-tha ajo
Ndërkohë që burime pranë Shërbimit Social në Berat bëjnë me dije se nga verifikimi i bërë nga taskë-forca e dosjeve për Qarkun e Beratit rezultoi se përfituesja Miraka rezultonte me vjetërsi pune. Po të njëtat burime sqarojnë se përfituesja është sqaruar për ndërprerjen e pagesës dhe është drejtuar pranë Sigurimeve shoqërore, pasi ajo është objekt përfitimi nga sigurimet shoqërore, si invalide pune, për shkak të kontributeve që ajo ka derdhur pranë sigurimeve shoqërore.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO