Ish-shefi i qarkullimit të policisë së Beratit, 54-vjeçari Vladimir Zoga, është aksidentuar pasditen e sotme në aksin Berat-Lushnje. Sipas burimeve zyrtare, grupi hetimor i efektivëve të qarkullimit rrugor, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, bën me dije se shkak për këtë aksident është bërë drejtuesi i furgonit, i cili i ka prerë rrugën automjetit më të cilin udhëtonte Zoga. Por, edhe ish-efektivivi ka qënë duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Beratit, shtojnë të njëjat burime.
Burimet e para policore në vendngjarje, bëjnë me dije se furgoni i mallrave me targë AA 638 FI, duke u kthyer për të hyrë në fshatin Moravë, i ka prerë rrugën automjetit tip “Mercedes Benz” me targë BR 0515 B, në të cilin udhëtonte Zoga.
Mjetet janë rrotulluar disa herë në rrugë dhe furgoni nga përplasja ka përfunduar në kanalin anë rrugës.
Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë në kokë ish-efektivi i policisë, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit. Aktualisht, mësohet se Zoga është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, drejtuesi i furgonit nuk ka pësuar asnjë dëmtim, shtojnë të njëjtat burime.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com