Berat, ish-uzina e baterive
zona më e ndotur e qytetit

Berat, ish-uzina e baterive<br />zona më e ndotur e qytetit
BERAT - Edhe në qytetin e Beratit si në shumë qytete të tjera vihet re prezenca e mbetjeve toksike të ngelura në ambjentet e ish-ndërmarjeve të ndryshme. Njëra prej tyre është ish-uzina e baterive, e cila është përcaktuar nga ambjentalistët si një nga zonat më të ndotura të qytetit të Beratit.

Në këtë uzinë ku dikur bëhej prodhimi i baterive për automjetet, gjatë viteve të fundit u krye procesi i cmontimit të tyre, cfarë e ka konsideruar zonën si mjaft të nodtur nga mbetjet e baterive, të cilat mendohet se janë ende prezente.

Nga kjo uzinë tashmë kan ngelur gërmadha, ndërkohë që pranë saj në vitet 1990 nisën të banonin dhe banorët e larguar nga zonat malore.

Një tjetër zonë rreziku është konsideruar vitet e fundit dhe reparte të vecanta të ish kombinatit tekstil. Një sasi amoniaku nga një repart u hoq vitet e fundit nga qendra e enëve nën presin që ndodhet në Fier, ndërkohë që zona vazhdon të konsiderohet si e ndotur.

Në pamjet e mara nga kamera jonë duken qartë disa fuci me lënd kimike, të cilat kan mbetur që nga koha e funksionimit të reparteve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës