Berat - Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme, në lagjen "Uznovë" në qytetin e Beratit, teksa po rikonstruktonte çatinë e një banese.

Viktima i identifikuar si Pëllumb Mollaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies nga skela.

Ende nuk dihet nëse 50-vjeçari ka qenë punëtor i kontraktuar nga pronari i banesës apo ka qenë familjari i tij.

“Rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.