BERAT- Parandalohet një tjetër rast i posedimit të drogës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP kanë  arrestuar në flagrancë: Behar Merkaj, 43 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, Berat.

Arrestimi i tij u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar përreth banesës së tij, i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 9 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike"