Berat, ja si do transformohet
bulevardi "Republika"

Berat, ja si do transformohet<br />bulevardi "Republika"
BERAT - Është paraqitur sot në ambjentet e Bashkisë së Beratit projekti  për rikonstruksionin  e qendrës “Republika” të qytetit të Beratit. Në kuadër të projektit IDE, bashkia e Beratit në bashkëpunim me fondacionin shqiptaro – amerikan  dhe programin USAID,  do të bëjë rinovimin e qendrës së qytetit, sheshit qendror dhe shëtitores.

Ky projekt i ndërtimit të bulevardit do t'i japë një pamje tjetër qendrës urbane  i cili konsiderohet si një ndër projektet më të rëndësishëm për qytetin e Beratit  me anë të të cilit ofrohet më shumë hapësirë për kalimin e këmbësorëve, ambient për pushim dhe aktivitete për qytetarët. Qyteti ka marrë se fundmi miratimin për financimin në shumën një miliardë e tetëqind milionë lekë të vjetra. Bashkia Berat ka marrë përsipër mbulimin e kostove të saj per buxhetin e vitit 2013/2014 në shumën katërqind milionë lekë të vjetra.  
 
projekti i beratit
(Projekti i bulevardit "Republika")


projekti i beratit
(Projekti i bulevardit "Republika")

Kryetari i bashkisë së Beratit Fadil Nasufi thotë se ky projekt do të fillojë që nga Ura e Varur deri tek stadiumi i vjetër duke përfshirë gjithë qendrën e qytetit. Ajo çfarë në projekt propozohet është kthimi i bulevardit "Republika" në një rrugë të bukur pedonale për "shopping". Asfalti i vjetër dhe trotuaret do zëvendësohen me pllaka guri dhe një shesh i madh në qendër do zëvendësoje zonën e cila përdoret sot për taksitë dhe furgonat.

Zona do të drejtojë turistët drejt një rrjeti sitesh kulturore, restorantesh dhe aktivitetesh. Zona do të shërbejë si një vend mikpritës për panaire tregetie, evente, panaire artizanati, aktivitete kulturore etj. 
 
Drejtuesi i fondacionit shqiptaro – amerikan Franc Shnajder ka thënë se jemi në një plan shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu. Ky projekt mendohet të fillojë të zbatohet në tetor.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin