BERAT - Një aksident rrugor, ku një automjet tip kamionçinë ka përlasur një motor, ka ndodhur ditën e sotme në Berat, dhe për pasojë janë plagosur dy vëllezër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çilirimi” ku dy vëllezërit Shkëlqim dhe Fatos Bendo, respektivisht 30 dhe 35 vjeç, të cilët po udhëtonin me motor janë përplasur nga një kamionçinë.

Për pasojë dy vëllezërit kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin rajonal të Beratit ku po marrin ndihmën mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditur, se njëri prej vëllezërve është në gjendje të rëndë për jetën.

Televizioni A1 Report sjell pamje nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq efektivët blu të qytetit të Beratit kanë mbërritur në vendin ku ndodhi aksidenti dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)