Berat, kanali i ujrave të zeza rrezik epidemie në lagjen “28 nëntori”

Shkalla e lartë e ndotjes në lagjen “28 Nëntori” në Berat është bërë një problem mjaft shqetësues për banorët e kësaj lagje. Reziku për rënie epidemish është shumë i lartë, pasi kanali i ujrave të zeza derdhet lirshëm në mes të lagjes. Në ditët me shi, të cilat janë prezente gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, ky kanal tejmbushet dhe vërshon mes lagjes duke përmbytur të gjith zonën. Banorët thonë se ndihen të lënë pas dore, përveç premtimeve gjatë fushatave, prej 25 vitesh nuk kanë parë asnjë investim. 

"Përveç kanalit të ujrave të zeza në këtë lagje problem është edhe infrastruktura e dobët dhe mbetjet urbane të shpërndara kudo, përshkak të mungesës së koshave për hedhjen e mbeturinave", shprehen banorët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë