Dy persona, një prej tyre i mitur, u arrestuan sot nga efektivë të policisë së Beratit, pasi u kapën me 6 kg marijuanë.
 
Në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Spring 20016”, është vënë në pranga 34-vjeçari Eldison Dyli dhe 16-vjeçari M.D., të dy banues në fshatin Drenovisë të Beratit.

hashash
kanabis
 
Në vendin e quajtur “Qafa e Sqeurit”, në aksin rrugorë Fier-Berat, u ndaluan dy personat e sipërpërmendur, të cilët udhëtonin me automjetin tip “Ford Fokus” me targë AA 677 CE. Në brendësi të automjetit u gjet lënda narkotike, që u sekuestrua së bashku me automjetin si dhe 2 aparate celularë të markave “I phone” dhe “LG”.

FORD FOKUS
 
celulare

Mbi të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ kryer në bashkëpunim.
 
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)