Berat kapen me kanabisi,prangosen
dy persona në autobusin Berat-Skrapa

Dy persona janë vënë në pranga nga uniformat blu të policisë së Beratit pasi në autobusin e linjës berat-Skrapar u janë gjetur dhe sekuestruar fara kanabisi dhe doza marijuana.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Aleks Mejdani 29-vjeç dhe Fatjon Hodo 31-vjeç, ku Aleks Mejdani gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Berat-Skrapar, me të cilin udhëtonte iu gjet një sasi prej 1.4 gram lëndë narkotike Heroinë, 173 fara të ngjashme me ato të lëndës narkotike marijuanë si dhe një sasi lënde narkotike marijuanë.

Gjithashtu Fatjon Hodo iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri