BERAT-Policia ka sekuestruar në një aksion 8 doza heroinë dhe 2 doza kanabis, ndërsa është arrestuar poseduesi.
 
Sipas policisë së Beratit, autori është Xhuljano Tabaku 26 vjeç, ndërsa arrestimi u bë gjatë kontrollit në lokalin ku punonte si kamarier.
 
Xhuljano Tabaku ishte vendosur në vëzhgim dhe pas informacioneve në rrugë operative u arrestua.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Xhuljano Tabaku
Heroina e sekuestruar 

dy.b/shqiptarja.com