Berat, kërkohen masa urgjente
rrezikohet dalja nga UNESCO
Beratit, 5 vjet pasi është pranuar në UNESCO, ka nevojë për masa të menjëhershme që të mos rrezikojë daljen e tij nga ajo që quhet “pasuria e njerëzimit”. Rrezikun e kanë paralajmëruar specialistët.
BERAT - Qyteti i Beratit, pesë vjet pasi është pranuar në UNESCO, ka nevojë për masa të menjëhershme që të mos rrezikojë daljen e tij nga ajo që quhet “pasuria e njerëzimit”.
Këtë rrezik e kanë paralajmëruar specialistët, si kryetari i shoqatës “Antiparea”, Pavlo Shkarpa, që gjatë një konference që përkujtonte pranimin e këtij qyteti në UNESCO, kërkoi rivilitalizim të zonave historike, marrjen e masave për ndërtimet pa leje, nxjerrjen më në pah të pllakatës së historikut të UNESCO-s etj. pasi të gjitha këto probleme rrezikojnë daljen nga pasuria e mbarë njerëzimit.
Pranimi në UNESCO, si sot 5 vjet më parë, u përkujtua në Berat në një konferencë të posaçme, në të cilën u diskutua për masat e menjëhershme që duhen marrë që ky qytet të mos rrezikojë daljen nga pasuria e njerëzimit.
Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë së Beratit Fadil Nasufi u ndal në arritjet në këto pesë vite, por dhe problemet me të cilat përballet ky qytet ku investimet janë harruar prej vitesh ashtu si në gjithë qytetin dhe në zonat muzeale. Nga ana e saj, edhe drejtorja e Zyrës së UNESCOS në Shqipëri, Venera Domi duke ngritur lartë vlerat e këtij qyteti u shpreh së për Berati ka sfida përpara, pasi problemet vazhdojnë të jenë të mëdha.
Në 8 korrik 2008, në një nga sesionet e radhës organizuar në Kebek të Kanadasë me aprovimin unanim të përfaqësuesve të 189 vëndeve të botës, edhe Berati u listua në pasurinë e njerëzimit, UNESCO-s.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4198
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02