BERAT - Rreshjet e shiut, të rëna me shumë intesitet, kanë vërshuar në rrugët e Beratit. Kjo si pasojë e kolektorëve të ujërave të bardha, si dhe ato të zeza, të cilat rezultojnë të bllokuara.

Sa herë që fillojnë rreshjet e shiut mjetet lundrojnë në ujë, por deri tashmë ky problem është bërë i përhershëm dhe organet kompetente nuk marrin masa për pastrimin e kolektoreve të ujërave të bardha, të cilat zbresin nga malet dhe vërshojnë në qendër të qytetit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)