BERAT - Komuniteti rom ka protestuar ndaj vendimit të Bashkisë së Beratit për të zhvendosur aktivitetin e tyre nga vendi ku ata kanë tregtuar deri më sot.
Romët janë indinjuar jo vetëm pas ekzekutimit të këtij vendimi të ndërmarrë nga Këshilli Bashkiak, por edhe për faktin se kreu i Bashkisë nuk ka pranuar t’i presë në zyrë.
Vendimi parashikonte largimin e romëve në zonën pas stadiumit. Tregtarët romë ankohen se ky vendim është i padrejtë dhe komuniteti i tyre po diskriminohet hapur.
Vendimi parashikonte largimin e romëve nga zona pas stadiumit, por nuk u ka përcaktuar atyre një vend tjetër ku ata do të zhvendosen. Ky fakt ka irrituar komunitetin rom, të cilët thonë se tregtia është i vetmi burim jetese që kanë.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com