BERAT - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë në ditën e Ujit të Bekuar. Nga qyteti i Beratit, ku ka ndjekur nga afër festën, Meta, u shpreh se kjo është një ditë mjaft e rëndësishme që na jep forcë, energji e vullnet për të pasur përpara njëkohësisht një vit të mbarë për të gjithë qytetarët, për bashkëpunim dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.
“Është një ditë mjaft e rëndësishme, është një ditë pagëzimi, por duke qenë se jemi në ditët e para të vitit dua dhe unë të shpreh besimin tim se dhe kjo ditë dhe festa, sakrifica e kësaj dite dhe bekimi i saj të na japi forcë të na japi energji dhe vullnet për të pasur përpara një vit të mbarë për të gjithë qytetarët, për bashkëpunim dhe mirëkuptim me njëri tjetrin”, tha Kryetari i Kuvendit.
Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët në lidhje me zhvillimet politike në vend, z. Meta është shprehur se preferon t’i qëndrojë larg politikës në një ditë të tillë feste, por ka siguruar të gjithë se ky vit do të jetë mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, duke iu referuar investimeve në infrastrukturë.
“Sot, ja kam kushtuar këtë ditë vetëm këtij aktiviteti dhe nuk dua ta përziej me çështje të tjera politike. Qoftë një vit i bekuar dhe besoj se do të jetë për gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht për Beratin, sepse është një vit ku më në fund do të përfundojë një rrugë e re, e standardeve evropiane që do ta lidhë këtë qytet të kulturës sonë me Lushnjen dhe akset e tjera kryesore”, theksoi Kryetari i Kuvendit.
Duke ju drejtuar lumit Osum, Imzot Ignanti, dhespoti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, me kryqin në dorë dhe nën goditjen e kambanave të Kishës, është ngjitur mbi Urën e Goricës dhe ka hedhur kryqin simbol të kësaj feste.
Nëntë të rinj nga të gjitha lagjet e qytetit të Beratit, janë hedhur në ujin e ftohtë të lumit për të pritur hedhjen e kryqit. Kryqi është kapur nga 22-vjeçari Florian Naçe, i cili merr bekimin e kishës dhe të banorëve të krishterë.
Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Kjo ditë në qytetin e Beratit përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë që përkujtojnë në këtë mënyrë pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com