Berat/ Krishtlindjet, festa nis më herët në qytetin e UNESCO-s! Atmosferë festive me koncerte çdo mbrëmje

Berati ka ndezur më herët dritat dhe atmosferën e festave të fundvitit. Çdo mbrëmje organizohen koncerte në pedonale, aty ku është hapur dhe panairi me produkte vendase.

Në të dy anët e shëtitores së qytetit është çelur “Christmas Market”.

Shtëpizat e drurit me ngjyrat festive dhe aromë të mirë të produkteve vendase zbukurojnë festën, që këtë vit ka nisur më herët në qytetin e ‘një mijë e një dritareve’.

Qytetarë të shumtë të Beratit dhe turistë të panumërt mbushin pedonalen çdo mbrëmje.

Të rinj dhe të reja janë punësuar nga bizneset lokale ku ofrojnë produkte vendase.

Po kështu është ngritur një skenë në shesh, ku çdo mbrëmje organizohen koncerte te ndryshme me kengetare te njohur si Erik Lloshi, Eneda Tarifa por dhe artistë të rinj.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mozka: 30/11/2023 23:17

    Festë ne pedodhale se gropa e hajdin sejdise eshte akoma e hapur. Normal ne paguajm ata i hedhin per kenge valle. Brabo bashkija bravo. Po ku je o Petraq sina . Fol te lumte goja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim