Dy të rinj në Berat janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar forcat e policisë. Uniformat blu të Beratit njoftojnë se A. F., 21 vjeç dhe E. A., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, kanë qenë duke qarkulluar në rrugë mbrëmjen e djeshme, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në momentin që janë konstatuar nga policët, i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
"Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale 'Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik'", thuhet në njoftim.