Berat, masakrohet 63-vjeçari
dyshohet hakmarrje për të birin

Berat, masakrohet 63-vjeçari <br />dyshohet hakmarrje për të birin
BERAT-  Një 63-vjeçar është gjetur i masakruar dhe pa kokë mëngjesin e sotëm në aksin Drobonik-Berat. Policia identifikoi viktimën si Hasan Maska nga fshati Drobonik. Trupi i pajetë i cili ishte edhe i goditur me mjete të forta është gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Nga të dhënat e para, nga korrespondenti ynë në Berat, Marko Diko, bëhet e ditur se trupi është gjetur i masakruar  dhe pa kokë. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se trupi i viktimës është gjetur i masakruar. “Trupi i kufomës është gjetur në tre copa të prera dhe të mbështjella me plasmas të hedhura në afërsi të një lapidari në anë të rrugës, në periferi të lagjes Goricë. Ndërkohë që nuk i është gjendur ende koka” bën të ditur ky burim për Tv A1 Report. 

20 PERSONA SHOQEROHEN NE POLICI
Ora 17:30 Nga korrespondenti ynë në Berat mësohet se janë shoqërua në polici rreth 20 persona, të cilët po merrn në pyetje në lidhje me masakrën e ndodhur ditën e sotme ndaj 63-vjeçarit Hasan Maska. Nuk dihen ende se kush janë këta persona apo çfarë lidhje kanë me ngjarjen.

KUFOMA U GJET ATY KU NJE MUAJ ME PARE I BIRI AKSIDENTOI PER VDEKJE NJE 52-VJECARE

Në lidhje me motivet e kësaj ngjarje të rëndë, burime konfidenciale pranë grupit hetimor kanë pohuar se pista kryesore ku aktualisht është përqendruar policia është ajo e hakmarrjes. Kufoma është gjetur rreth 1 km larg qytetit, pikërisht pranë vendit ku rreth një muaj më parë djali i viktimës ka aksidentuar për vdekje një grua nga Berati.

Në këtë pikë, burimet sqarojnë se bëhet fjalë pikërisht për një aksident të ndodhur pak kohë më parë, pikërisht më 31 gusht të këtij viti, kur djali i viktimës, Qani Maska, 31 vjeç teksa drejtonte automjetin furgon tip Benz me targa BR:0563 B, që udhëtonte në drejtim të fshatit Drobonik me pasagjer, do të aksidentonte rëndë 52-vjeçaren Ervehe Dervishllari banuese në lagjen Goricë të qytetit të Beratit.

52-vjeçarja humbi jetën pak ditë më pas në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak të frakturave të shumta në trup nga aksidenti.

Familjarët dyshojnë se masakrimi i njeriut të tyre ka lidhje me aksidentin automobilistik të të birit Qani Maska.  

Për aksidentin me vdekje të Ervehe Dervishllari gjykata kishte dënuar me 1 vit e 3 muaj djalin e familjes Marka, Qaniun. Vendim që me sa duket sa sjellë dhe reagimin e familjarëvë të viktimës Edhehe Dervishllari, të cilët janë të dyshuarit kryesor si autorë të këtij krimi makabër .

Megjithatë, policia nuk ka përjashtuar dhe pista të tjera hetimore ku ende nga ana e specialistëve të krimit është duke u punuar për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. 63-vjeçari ishte nisur dje në mëngjes për në punë por më pas nuk është kthyer më.


Lajmi fillimisht u publikua në orën 12:30 dhe po përditësohet në vazhdim

(sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës