Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme

Berat/ Mashtronin njerëz duke përfituar shuma të mëdha parash, sekuestrohen mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, 10 pasuri të paluajtshme

BERAT- Mbi 8 milionë euro pasuri të dy personave, nën hetim për veprën penale të “Mashtrimit”, janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë Berat.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë sekuestruar pasuritë e personave me iniciale A.L. dhe A.Ç, në disa banka të nivelit të dytë në Berat dhe Tiranë, në shumat: 668.290.299,4 Lekë, 1.110.392.37 euro dhe 224.470, 28 USD. 

Po ashtu, edhe 10 pasuri të paluajtshme qytetet Tiranë dhe Berat.

'Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.523, viti 2024, të realizuara në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, Berat, u arrit në dyshime të arsyshme me prova shkresore, se shtetasi A.L., ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 143/2/3 në bashkëpunim me shtetasin tjetër A.Ç, të cilët rezultojnë se kanë mashtruar persona të ndryshëm në disa qytete, duke përfituar shuma të mëdha monetare në lekë dhe valutë të huaja. Për këtë arsye, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkoi sekuestrimin e të gjitha llogaritë bankare dhe pasurive të paluajtshme të shtetasve të mësipërm me banim në Berat', njoftoi sot policia. 

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar nën drejtimin e e Prokurorisë së Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vazhdojnë veprimet hetimore në funksion te procedimit penal 523/2024.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!

VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!