Një pikë karburanti në Poshnjë të Beratit është grabitur sot në mësin e ditës nga tre persona të maskuar.
 
Sipas policisë dyshohet se maskat i kanë vjedhur punonjësit të karburantit, A.M., duke e kanosur me armë, rreth 270.000 lek, shumë kjo e bazuar në pretendimet e punonjësit.  
 
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka kryer veprimet e para hetimore, ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së objektit si dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve. 

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com