Berat, mbetjet urbane në vend të papërshtatshëm, Bashkia: Nuk kemi raport të mirë me menaxhimin e tyre

Shumë pranë zonës së banuar, dhe fare pranë mjediseve të një shkolle ndodhet sheshi i depozitimit të mbetjeve urbane në qytetin e Beratit. Jashtë çdo rregulli mjedisor në këtë shesh mblidhen prej vitesh gjithë mbetjet, ku herë pas here u vihet edhe zjarri për hapjen e hapësirave të reja.

Bashkia e ka konsideruar prej kohësh problemin më të madh mjedisor këtë të menaxhimit të mbetjeve urbane, ndërkohë që shqetësimi bëhet më i madh në kushtet ku Bashkisë i janë bashkuar me ndarjen e re administrative-terriotiale dhe disa prej ish-komunave. 

Nënkryetari i bashkisë së Beratit, Bledar Blana, pranon problemin dhe shprehet se e vetmja zgjidhje do të jetë nisja e zbatimit të projektit që parashikohet të zgjidh problemin për të pesta bashkitë dhe që do të financohet nga Qeveria Zviceriane.

Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që nuk kemi raport të mirë me menaxhimin e mbetjeve. Shprehim gatishmërinë e Bashkisë për ta finalizuar këtë problem me projekte konkrete.

Bledar Blana, nënkryetar i Bashkisë Berat

E njëjta situatë paraqitet thuajse dhe në të karta bashkitë e tjera të qarkut, ku mbetjet grumbullohen në vende të papërshtatshme, shpesh u vihet zjarri dhe shkaktojnë ndotje në mjedis.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër