Mbetjet urbane vijojnë të mbeten një problem në qytetin e Beratit, teksa mungojnë edhe koshat në rrugët kryesore të qytetit, përfshirë edhe zonat muzeale.
 
Në këtë qytet vihet re qartë mungesa e koshave të plehrave, ndërsa edhe ato që janë ekzistues janë drejt degradimit.
 
Kjo situatë nuk pritet të lerë impakt pozitiv tek pushuesit e shumtë që vizitojnë gjatë kësaj periudhe qytetin e “një mbi një dritareve”.