Merr flakë gjatë ecjes në rrugë, shkrumbohet makina në Berat

Merr flakë gjatë ecjes në rrugë, shkrumbohet makina në Berat

Foto të makinës së djegur

Një automjet ka marrë flakë në ecje në Berat, por fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime. Flakët e zjarrit shkaktuan djegien e çdo pjese motorike e xhenerike brenda kofanos. Zjarrfikësit kanë thënë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në motor.

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat. Automjeti ka qenë duke qarkulluar në lagjen "Gjashtëkatësh", kur është përfshirë nga flakët e zjarrit. Flakët kanë filluar në pjesën e përparme të kofanos së makinës dhe në një kohë shumë të shkurtër kanë djegur të gjithë pjesën e përparme të mjetit, tip Benz, A Class, me targa AA 668 ER.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit, sapo ka parë flakët e zjarrit që po dilnin nga pjesa e brendshme e kofanos, ka dalë me shpejtësi nga mjeti pa lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Shërbimit të Zjarrfikëseve të qytetit dhe forca të shumta policie, që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit brenda automjetit, tashmë të parkuar. Edhe pse flakët e zjarrit u fikën shumë shpejt nga zjarrfikësit, dëmi që pësoi mjeti tip Benz ishte shumë i madh pasi flakët përfshinë 80% të mjetit.

Ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës, pas ekzaminimit të mjetit, kanë dalë në konkluzionin se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri