BERAT- Merr flakë shtylla e ndriçimit në lagjen Uznove të qytetit të Beratit. Djegia e shtyllës u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike që ishte mbi të.
Menjëherë banorët e zonës kanë njoftuar punojësit e OSHE-së për stakimin e rrymës elektike në shtyllën që po digjej. Ajo po lëshonte shkëndija dhe u kthye në rrezik për kalimtarët. Në lagje po punohet për heqjen e panelit ndriçues dhe zëvendesimi i tij.
Komento