BERAT- Pas fitores së koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka zhvilluar një takim në qytetin e Beratit. I shoqëruar edhe nga kandidatët e LSI të zgjedhur për këtë qark, si dhe kandidatët e tjerë të listës, Meta ka falënderuar të gjitha strukturat e LSI-së në këtë qytet për rezultatin e jashtëzakonshëm që arriti LSI atje. Meta tha se e gjithë fitorja e LSI-së në të gjithë Shqipërinë, ishte një fitore mjaft e bukur, por fitorja më e bukur është ajo e qarkut të Beratit.
“Ka qenë një fushatë e gjatë për të gjithë ne, ka qenë një fushatë e gjatë edhe për mua. Një fushatë që ndoshta zgjati për të paktën një vit pa ndërprerje, por falë optimizmit tuaj, falë besimit tuaj te një rezultat spektakolar, ashtu siç ndodhi në qarkun e Beratit, unë sa herë që vija në Berat e filloja fushatën nga e para”, tha ai.
Sipas kreut të LSI, 22 mijë votat që mori në Berat forca politike që ai drejton janë një kontribut i jashtëzakonshëm që qytetarët e të gjithë qarkut të Beratit kanë dhënë për platformën e LSI.
“Kaq mandate mund t’i kishim marrë edhe me 120 mijë vota, por ne jemi krenarë sepse kemi dhënë kontributin maksimal në këtë fitore kaq bindëse të Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Jam krenar njëkohësisht për të gjithë fushatën pozitive që bëri LSI-ja kudo në të gjithë vendin në çdo qytet, në çdo komunë në çdo lagje dhe në çdo fshat. Për mesazhin që u përcoll në mënyrë aq të përqendruar dhe korrekte nga të gjithë drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët tanë. Për mesazhin e bashkëpunimit dhe mesazhin e punësimit, sepse Shqipëria do të ecë më shpejt përmes bashkëpunimit dhe përmes punësimit të beratasve dhe të gjithë shqiptarëve”, vijoi Meta.
Më tej, në fjalën e tij, kreu i LSI, premtoi se forca politike që ai drejton do t’i ndjekë me rigorozitet absolut të gjitha premtimet që ka bërë në Berat për realizimin e tyre, në mënyrë që të transformojë sa më shpejt të gjithë Qarkun e Beratit.
“Do t’i ndjekim me rigorozitet absolut të gjitha premtimet që kemi bërë këtu për realizimin e tyre, në mënyrë që të transformojmë sa më shpejt të gjithë Qarkun e Beratit dhe njëkohësisht unë ju jap fjalën se do të jemi akoma më pranë, do të jemi akoma më të lidhur me njëri-tjetrin dhe pas 23 qershorit gjithmonë kam qenë krenar që edhe unë jam nga Qarku i Beratit siç jeni ju të gjithë, por pas 23 qershorit jam akoma më krenar sepse ne e mbajmë fjalën, sepse ju e mbani fjalën”, u shpreh Meta.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com