BERAT - Një aksident i rëndë automobilistik u regjistrua mesditën e sotme në qarkun e Beratit, ku një 18-vjeçar humbi jetën, ndërkohë që tre bashkmoshatarë të tij mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Urë Vajgurore- Berat ku mjeti tip Ford Focus me targa AA.051.EU ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi Selam Baxhia, 18 vjeç, banor i fshatit Banaj, si dhe u plagosën Donald.Doksani, 19 vjeç, banues në Syzesë, Sokol. Xhelo, 18 vjeç, Ermal.Bani, 19 vjeç, banues në Banaj.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Beratit, ku kanë marrë ndihmën e parë shëndetësore. Njëri nga këta është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa dy të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën menjëherë hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)