Berat- Ndahet në mënyrë të papritur nga jeta mjeku i njohur beratas Piro Leka.
Lajmi ka tronditur jo vetëm të afërmit e tij dhe kolegët, por të gjithë qytetarët e Beratit, tek të cilët kishte lënë gjurmë për karrierën e gjatë në shërbim dhe përkushtimin ndaj pacientëve.
Leka mësohet se ndërroi jetë nga një atak kardiak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (4 Janar). Burime spitalore bënë me dije se megjithë ndërhyrjet e menjëhershme të kolegëve, doktori kirurg nuk arriti të mbijetojë.
“Mjekët, kolegët, humbën mjekun mikun e tyre, qytetarët mjekun zemërmirë. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit në këtë humbje të pazëvendësueshme. Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, thuhet në reagimin prekës të stafit të mjekëve të Spitalit Rajonal Berat.
Dr. Piro Leka kreu studimet në Universitetin e Tiranës për Mjekësi të Përgjithshme dhe më pas u specializua si kirurg dhe u emërua mjek në Berat. Punoi për më shume se 40 vite, ku u dallua për përkushtim në shërbim të pacientëve.
“Piro ishte i papërtuar në çdo orë të ditës dhe natës kurrë nuk e mbyllte telefonin i gatshëm për të ndihmuar”, mbyllet reagimi i stafit të bluzave të bardha për këtë lajm të hidhur.
Piro Leka, kirurgu i njohur beratas që u nda sot nga jeta
Vdekja e doktorrit humbje e madhe per njerezit e tij te familjes.por edhe pwr popullin e thjeshte.Fizionomija e tregon te urte,paqesor te thjeshte ashtu sic duhet te jene doktorrat qe i qendrojne besnike Betimit te Hipokratit dhe nuk shikojne xhepat.e.fukarase.Respekt, ngushellime.pjestareve tw.familjes !
Përgjigjungushellime familjes sa gjynah
Përgjigju