Berat, në një javë policia procedon penalisht 18 shtetas

Berat, në një javë policia procedon penalisht 18 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Në kuadër të kontrolleve në komunitet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e Drejtorisë vendore të policisë Berat kanë vënë nën procedim penal 18 shtetas, ndërsa akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Mësohet se gjatë kontrolleve të ushtruara policia ka arrestuar brenda një jave 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, ndërsa 13 shtetas të tjerë janë duke u proceduar në gjendje të lirë.

Sipas njoftimit të policisë  bëhet  me dije se ndërkohë janë zhvilluar dhe takime të ndryshme sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme.

Gjithashtu, mësohet se në kuadër të kontrollove për parandalimin e aksidenteve dhe shkeljeve në qarkullimin rrugor, janë marrë edhe 406 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Policia bën të ditur gjithashtu se në sajë të planit të masave kontrollet do të vijojn edhe ne ditët në vazhdim.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat gjatë 1 jave. Gjatë javës që lamë pas strukrurat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë proceduar penalisht 18 shtetas, nga këta : 5 shtetas të arrestuar për vepra të ndryshme penale, 13 shtetas të proceduar në gjendje të lirë

Në kuadër të Policimit në Komunitet janë zhvilluar takime sensibilizuese në shkolla me qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj pasojave të dëmshme që sjell përdorimi i drogës apo substancave të tjera të rrezikshme.

Janë plotësuar 3 Kërkesë Padi për Urdhërmbrojtje të Menjëherëshme. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Rendit kanë kanë shtuar kontrollet dhe gadishmërinë, si rezultat i këtyre kontrolleve janë vendosur 406 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor

Në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse apo proteknike janë kontrolluar 122 biznese. Kontrollet do të vijojn edhe ne ditët në vazhdim në dyqane e tregje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë