BERAT - Kulla e Lundrës e shpallur monument kulture, i cili mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e dytë para eres së re në rrugët e lagjes Mangalem të Beratit është shkatërruar plotësisht.
Kjo ka ndodhur gjatë punimeve për rrjetin e kanalizimeve në rrugët e lagjes Mangalem, ku punonjësit e Firmës Salillari në vend që të mos punonin në vendin ku ndodhej monumenti e kanë shkatërruar plotësisht atë.
Nexhmedin Pilafi anëtar i shoqatës së arkeologëve pohon për A1 Report se objekti nuk duhej të ishte prishur pasi është humbje e madhe për arkeologjinë dhe firma që po zbaton projektin nuk ka treguar kujdesin e duhur për këtë rast.
Mësohet se kjo kullë ka shërbyer për lidhjen e kalasë së Beratit me disa nga lagjet përreth.
Ende nuk ka një reagim nga instancat përkatëse për këtë dëm të shkaktuar nga punonjësit e firmës që po zbatojnë projektin.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO