BERAT - Skema e granteve që do të mundësojë zhvillimin e sektorit agro-ushqimor është prezantuar edhe në Qarkun e Beratit. Përfaqësues të lartë të sektorit të bujqësisë diskutuan rreth këtij programi për të mundësuar rritjen e impaktit në bujqësi dhe një mbështetje maksimale për fermerët. Drejtor i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rajonal, Gjok Vuksani tha se ky projekt do të fokusohet në dy drejtime.
“Qoftë në masën e investimeve në fermë, qoftë në masën e agropërpunimit. Ne në qarkun e Beratit dhe në gjithë Shqipërinë e jugut kemi subvencionuar 4-5 vite një sasi shumë të madhe me mbjelljen e pemëve frutorëve dhe kemi hartuar projektin në bashkëpunimin me Komisionin Evropian që të fokusohemi në përpunimin e këtyre produkteve”, u shpreh drejtor i Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rajonal.
Skema parashikohet të nxisë rritjen e konkurrencës së prodhimeve në bujqësi e blegtori mes tregjeve që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Projekti me financim 75% nga Bashkimi Evropian dhe 25% nga qeveria shqiptare aplikohet për herë të parë në Shqipëri.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com