BERAT - Dy të plagosur rëndë është bilanci një aksidenti rrugor në qytetin e Beratit, ku dy automjete u përplasën në afërsi të bulevardit. Një 70 vjeçar me inciale V.Gj i ka prerë rrugën mjetit tip veturë me targa greke XTA4418 që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.C.
Mesohet se ky i fundit po qarkullonte me shpejtësi pasi po dërgonte vajzën e tij 2-vejçare në spital pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore. Për pasojë makina ka goditur 70 vjeçarin dhe më pas është përplasur me një tjetër mjet në rrugë.
Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur i moshuari dhe vajza dy vjeçare që ndodhej në makinën me targa greke. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit të Beratit.
Ndërsa më pas i moshuari është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com