Berat, Panariti: Prodhimet shqiptare
synojnë rritjen e eksporteve drejt BE

Berat, Panariti: Prodhimet shqiptare<br />synojnë rritjen e eksporteve drejt BE
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti  ka deklaruar sot se prodhimet shqiptare tashmë synojnë rritjen e eksporteve drejt Bashkimit Europian.

Deklaratën ministri Panariti e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në fabrikën e përpunimit të qumështit në Kutalli dhe pularinë në komunën Otllak, Berat, subjekte të cilat kanë përfituar nga skemat mbështetëse me subvencione nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR), për implementimin e teknologjive të reja në drejtim të rritjes së cilësisë ushqimore.

Duhet të rrisim aftësinë tonë eksportuese drejt Bashkimit Europian” ka thënë ai.

Teksa ka bashkëbiseduar me prodhuesit konkret të këtyre dy fabrikave, Edmond Panariti ka thënë se, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit jo vetëm që duhet të shtojë kontrollet e ushqimeve blegtorale, por duhet t’i bëjë transparente të gjitha rezultatet e evidentuara, në mënyrë që konsumatorët të dinë se çfarë po blejnë dhe çfarë po konsumojnë.
 
I bëj thirrje laboratorave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të kreyer analizat të detyrueshme të gjitha produkteve bujqësore dhe blegtorale. Nëse nuk do të kryehen detyrat e tyre, nuk do të lejoj qëndrimin e tyre në vendin e punës. Kërkoj transparencë ndaj publikut mbi raportin e analizave dhe inspektimeve në treg.” tha ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara