BERAT- Një 71 vjeçar nga qyteti i Beratit është aksidentuar rëndë paraditen e sotme ndërsa udhëtonte me mjetin e tij biçikletë, ndërkohë që ka humbur jetën ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në segmentin rrugor Uznovë-Kombinat, ku 71 vjeçari Avni Berberi u përplas ndërsa drejtonte biçikletën e tij në drejtim të qendrës së qytetit.

Mjeti tip Golf me targa AA 176 EZ që udhëtonte në drejtim të lagjes "Uznovë" mësohet se ka përplasur të moshuarin duke e lënë të plagosur rëndë.

71 vjeçari u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pa mundur të marr ndihmën e mjekëve humbi jetën si pasojë e plagëve të mara.

Drejt vendit të ngjarjes mbërritën ekspertë të qarkullimit rrugor, të cilët shoqëruan në organin blu drejtuesin e mjetit 43 vjeçarin me inicialet A.S, banues në qytetin e Beratit.   


aksident fier
(Në foto i plagosuri Avni Berberi 75- vjeç)

aksident berat
( I plagosuri Avni Berberi duke u transportuar ne ambulancë )



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)