Berat/ Plagosi me thikë 44-vjeçarin pas një konflikti, nën hetim autori

Berat/ Plagosi me thikë 44-vjeçarin pas një konflikti, nën hetim autori

Pamje nga vendi i ngjarjes

BERAT- Pas një konflikti për motive të dobëta gjatë mbrëmjes së djeshme, në lagjen "Çlirim", ku 35-vjeçari Arsen Bitri goditi me thikë 44-vjçarin Erjon Daja. 

44-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me një mjet tip Volsvagen kur është konfliktuar përgjatë rrugës me drejtuesin e një automjeti Volsvagen Passat.

Të dy fillimisht janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari Erjon Daja është qëlluar me thikë në këmbë.

Autori i plagosjes, Arsen Bitri, u largua nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij. Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur të dy janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit

I plagosuri 44-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj autorit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion