Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Beratit pasi në bashkëpunim me njëri-0tjetrin kalonin në kufirin e gjelbër drejt Greqisë qytetarë të ndryshë,m të cilëve iu merrnin pagesa që arrinin deri në 650 euro.

Sipas të dhënave të policisë, kapja e tyre është bërë në kaudër të operacionit të koduar ‘Azilanti 4” ku në pranga kanë rënë: Hektor Gole, 31 vjeç, dhe Manxhar Shehu, 33-vjeç.

Ata janë arrestuar në flagrancë kur po kalonin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës 650 euro për person drejtë Greqisë nëpërmjet kufirit të gjelbër 4 shtetas shqiptar.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një tjetër person me iniciale K.G, 58 vjeç.

Kjo nuk është hera e parë që ata kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm pasi në muajin Prill 2016 është regjistruar proçedimi penal ndaj tyre.

Gjatë operacionit janë sekuestruar nga ana e policisë në cilësinë e provave materiale: 1 automjet, 8 aparate celularë, 300 euro, 3 pasaporta biometrike dhe 1 pajisje për skanimin e pasaportave.