BERAT- Një aksion për arrestimin e personave që mbajnë armë pa leje, lëndë narkotike dhe sendeve të tjera të ndaluara ka nisur në Berat dhe deri më tani janë ndaluar disa persona. Burime nga policia lokale thanë se, operacioni ka nisur kundër armëve, fishekëve dhe drogës.
Aksioni i policisë ka nisur gjatë paradites dhe ka vazhduar deri në orët e vonë të ditës, gjatë të cilit janë sekuestruar 2 pistoleta, 1500 fishekë dhe 500 gramë drogë.
Operacioni ka vijuar edhe me kontrolle në banesa të të ndaluarve. Burime policore thanë se, droga e sekuestruar ështe llojit marijuanë.
Gjatë operacionit të koduar “Fillimi”, policia ka arrestuar disa persona, Astrit Hatija, 32 vjeç dhe Bektash Hatija, 56 vjeç, të dy banues në Drenovicë. Sipas policisë, si bashkëpunëtorë të këtyre personave është shpallur në kërkim Oligert Hatija, 26 vjeç.
Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lire Kristi Hatija, 21 vjeç banues ne Drenovicë.
Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se, në pranga janë vënë edhe disa persona në kërkim. Taulant Ismaili, 21 vjeç, banues ne Berat dhe Eduart Kondakçiu, 24 vjec, të dy banues në Berat janë të dënuar me vendime të formës së prerë nga gjykata.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com