BERAT- Pa maska e pa doreza dhe në grumbuj njerëzish, pa respektuar asnjë masë distancimi social, janë përcjellë për në banesën e fundit, i moshuari me 2 nipërit që u asfiksuan një ditë më parë në pus.  Kamber Hoxha dhe dy nipat tij Neim Hoxha  dhe Gentjan Golashi janë përcjellë në varreza në praninë e dhjetëra familjarëve dhe shokëve të tij. Edhe pse situata e vështirë pandemike që po kalojmë për shkak të virusit COVID-19 ka detyruar policinë të jetë e pranishme në funeral për të siguruar respektimin e masave, shumë efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë kanë qenë të pranishëm gjatë funeralit, kjo si ka penguar familjarët dhe miqtë që të grumbulloheshin në funeralin e të afërmit të tyre që humbën jetën tragjikisht.

44-vjeçari Gentjan Golashi, njëri prej viktimave u varros në fshatin e tij të lindjes, në varrezat e Burdulliasit në hyrje të qytetit të Beratit rreth orës 10:30 të ditës së sotme, ndërsa i moshuari Kamber Hoxha dhe nipi i tij Neim Hoxha me nipin tjetër në varrezat e fshatit Dyshnik rreth 4 orësh.

Ato humbën jetën ditën e djeshme, pasi nuk mundën të dilnin gjallë nga pusi brenda oborrit të shtëpisë. I pari që u fut për të pastruar pusin ishte Kamber Hoxha, por ai pati probleme pasi dyshohet se hasi në një xhep gazi. Në ndihmë të tij edhe dhe 2 nipat, por as ato nuk mundën të dilnin gjallë.