Berat, prezantohen si agjentë
të SHISH, arrestohen 2 persona

TIRANË - Policia e Beratit ka vënë në pranga paraditen e djeshme dy persona, të cilët prezantoheshin si punonjës të SHISH. Ka qenë denoncimi i një të riu nga qyteti i Durrësit, i cili ka njoftuar policinë se dy persona po e ndiqnin me makinë. Menjëherë policia është vënë në lëvizje, duke ndaluar dy “efektivë të SHISH”.

Në pranga mësohet se kanë përfunduar shtetasit, Alfred Kallmi, 41 vjeç, banues në Berat dhe Antonio Toska, 26 vjeç, banues në fshatin Moravë të Beratit. “Këta shtetas duke udhëtuar me automjetin tip benz me targa AA 969 MX, në rrugën nacionale Berat-Ura Vajgurore, në Moravë, kanë ndjekur nga pas duke i kërkuar të ndalojë automjetin me drejtues shtetasin me inicialet F. F., 30 vjeç, banues në Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Denoncimi
Menjëherë sapo ka vërejtur veprimet e tyre, 30-vjeçari ka njoftuar Policinë se një automjet me dy persona të veshur civilë po e ndiqte nga pas duke i kërkuar të ndalonte. Menjëherë shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bërë bllokimin e automjetit së bashku me dy personat. Burimet theksojnë se në momentin e ndalimit, Kallmi dhe Toska i janë prezantuar Policisë si punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në cilësinë e provave materialet, policia thotë se u sekuestrua automjeti tip “Benz” dhe dokumentet me të cilat të arrestuarit pretendonin se ishin punonjës të Zyrës Qendrore Investigative me qendër në Tiranë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Përvetësim të titullit apo të detyrave shtetërore”, parashikuar nga neni 246/1 i Kodit Penal.
Antonio toska, alfred kallmi
(Dy personat e arrestuar nga policia, Antonio Toska dhe Alfred Kallmi)

makina
(Makina tip Benz me targë  AA969MX ku udhëtonin dy personat e arrestuar)


Dokumentet
Dokumentet me të cilat Alfred Kallmi dhe Antonio Toska iu prezantuan efektivëve të Policisë së Beratit i përkasin agjensisë Investigative “Stop Krimi”, që është themeluar në vitin 2013 nga Fatmir Sena. Por, burimet nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit nuk janë pajisur nga kjo agjenci me dokumentet e sekuestruara, ku gjatë verifikimeve ato kanë rezultuar të falsifikuara. Ndërkohë, i pyetur nga policia, themeluesi i kësaj agjencie është shprehur se personat e sipërpërmendur nuk rezultojnë të punësuar tek “Stop Krimi”. Agjencia është e llojit investigative dhe shërben për të parandaluar krimet e ndryshme, si terrorizmi, krimi i organizuar, narkotrafikantët, trafikimi i fëmijëve dhe femrave, korrupsionit dhe dhunës.

dokemente
dokumente
dokumente
dokumente
(Dukumentet ID që iu sekuestruan dy personave)


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti