BERAT - Problemi i krijuar pranë Qendrës së Personave me Aftësi të Kufizuar mendore dhe fizike në qytetin e Beratit, me bllokimin e një pjese të të ardhurave nga dega e thesarit ka bërë që dhe në këto ditë festash të mungojnë ushqimet. Drejtori i Qendrës Irfan Myftari ka pohuar se situata vazhdon të jetë e vështirë.
“Këto ditë kemi pasur ndihma nga shumë donacione, shokë, miq, lokale që janë afruar dhe na kanë ndihmuar me ushqime. Drejtoresha e ministrisë Sociale na premtoi që do çelen fondet por deri tani nuk janë çelur. Ngrohja është problem, lavanderia, dushet dhe klasat e fëmijëve i kam rregulluar vet me miq e me shokë” tha Irfan Myftari, Drejtori i Qendrës së Personave me Aftësi të Kufizuar.
Në këto ditë festash biznese të shumtë kanë shprehur interesin të ndihmojnë me ushqime, ndërkohë që ende problemi i lëvrimit të fondit nuk ka gjetur zgjidhje.
(eç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com