Berat/ Qindra turistë vizitojnë çdo ditë qytetin e UNESCO-s, studentët nga Holanda: Kishim mundësi të vizitonim vende europiane, zgjodhëm Shqipërinë

Rrugët e kalldrëmta dhe lagjet muzeale të Beratit janë të mbushura plot me turistë. Të organizuar në grupe apo me familjet e tyre, të huajt nga Italia, Holanda e shumë vende të tjera zgjedhin Beratin për kulturën, historinë dhe gastronominë.

“Vij nga Torino dhe po udhëtoj me guidë në disa qytete ku ka kulturë e histori. Në Berat kisha kuriozitet për kështjellën por do të shkoj dhe në Durrës. Qyteti juaj është mjaft i bukur, por edhe ëmbëlsirat e frutat më pëlqejnë këtu”.

Mes tyre takojmë një grup studentësh nga Holanda. Studiojnë për turizëm dhe ky udhëtim është mundësuar nga universiteti pikërisht për të mësuar mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Jam nga Holanda studioj menaxhim turizëm. Universiteti na ofroi mundësinë për të vizituar disa vende, si Spanja apo Italia, por ne zgjodhëm Shqipërinë”. Përpos historisë do të veçoja mikpritjen këtu në Berat, ndaj do ua rekomandoj dhe miqve te mi”, tha studenti.

“Jam nga Holanda, por prindërit e mi janë me origjinë nga Turqia. Studiojmë për turizëm dhe vizita jonë këtu lidhet me studimet. Duam të mësojmë më shumë për Beratin, Tiranë dhe qytete të tjera. Për mënyrën si po zhvillohet turizmi, bujtinat, resurset, etj”.

“Unë jam nga Holanda dhe vij për herë të parë në Shqipëri, kisha kuriozitet për të parë një vend ish-komunist. Kemi vizituar Tiranën Krujën Beratin dhe jemi mjaft të kënaqur, ushqimi i mirë dhe vende të magjishme siç janë kanionet e Osumit”.

Një vit më parë Beratin dhe zonat përreth e vizituan 400 mijë turistë, ndërsa për vitin 2023 pritshmëritë janë shumë më të larta. Turistët gjithnjë e më shumë shprehin interes dhe për fshatrat, ku janë çelur një sërë bujtinash, jo vetëm për kalanë apo muzetë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin