Berat,rikthehet Festa e Gjethes me
japrakun,tradita 6 vite e ndërprerë

Berat,rikthehet Festa e Gjethes me<br />japrakun,tradita 6 vite e ndërprerë
Rikthehet “Festa e gjethes” në qytetin e Beratit. Festa që mbahet në kohën kur gjethja e rrushit shpërthen, e me to zonjat e shtëpisë bëjnë japrakët e parë të vitit, ishte një traditë e ndërprerë për më shumë se 6 vjet.

Kjo traditë ka marrë jetë këtë fundjavë në qytetin e Beratit, ku ishin të pranishëm diplomatë e personalitete të artit.

Promovimi i kësaj tradite është mbështetur nga zëvendës ambasadori i Kinës në vendin tonë, Bani Yunbin. Diplomati kinez u shpreh se me traditat, bukuritë natyrore dhe gatimet e Beratit po i tërheqin çdo ditë e më tepër vizitorët nga Kina.
 
“Po është një eksperiencë shumë e veçantë për ne dhe shpresojmë që të kemi shans të shikojmë produktet tuaja dhe jo vetëm unë, në të ardhmen gjithnjë më shumë turistë kinez  dhe konsumator kinez dhe që mund të shijojnë dhe produktet e verës shumë të mirë shqiptare, tamam në kinë ose në Shqipëri, tamam si në Shqipëri”, tha Bani Yunbin.


Festën e gjetheve Berati prej vitesh ka nisur ta festojë me verën vendase dhe me mbështetjen e verëbërësve. Në një pasdite festive në natyrë pjesëmarrësit kanë shijuar gatimi e japrakut, përgatitur me mjeshtëri nga duart e grave. Rezmie Çobo, zonja e familjes, që është dhe mikpritëse të festës tregon se si përgatitet japraku dhe ndihet krenare që këtë gatim  kanë filluar që ta mësojnë dhe mbesat e saj.
 
“Unë e kam mësuar nga prindërit e mi, ne e përdorim shumë se unë jam me origjinë nga Skrapari dhe e përdorim shumë japrakun, e përdorim shumë”, tha Rezmie Çobo.

Kësaj feste i është dedikuar vera përkatëse e prodhuesi Petrit Çobo, “Shëndevera”, spumantja që mban një emër shqip.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar