BERAT- Shkolla e Mesme e Komunës Cukalat në rrethin e Beratit, ku mësojnë rreth 250 nxënës të fshatrave: Cukalat, Allambres, Donofrosë, Slanicë, Krotinë e Çetë rrezikon të shembet si rezultat i shkarjes së tokës.
Në këto kushte, shkolla e mesme përbën një rrezik serioz për jetën e këtyre nxënësve, pasi toka në këtë zone vazhdon të jetë në lëvizje të vazhdueshme.
Banorët e kësaj komune pohojnë se toka mbi të cilën është ndërtuar shkolla vazhdon të pësojë rrëshkitje, ndërsa theksojnë se të rrezikuara janë edhe banesat aty pranë.
“Shkarja e dheut rrezikon të na shembë shtëpitë. Komuna duhet të marrë masa urgjente, pasi shkolla po shëmbet dhe rrezikon të na zërë fëmijët brenda. Ka vite që nuk investohet seriozisht, mjafton ngritja e një muri rrethues për të shmangur shembjen e shtëpive përreth”, shprehen banorët e zonës.
Komuna e Cukalatit me rreth 4,500 banorë, është komuna më problematike në të gjithë qarkun e Beratit, për shkak të rrëshkitjeve të vazhdueshme të tokës, që kanë shkaktuar në vite dëmtime serioze dhe shembje jo vetëm në godinat publike të saj, por edhe në banesa.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com