Vetëm në tre muaj Gjykata e Rrethit të Beratit mësohet se ka zhvilluar 67 proçese divorci, shifër kjo që rezulton të jetë 30% më e lartë se e njëjta periudhë kohore e një vitit më parë.
Juvina Qevani, psikologe klinike pranë kësaj gjykate pohon se shkaqet që po çojnë në rritjen e numrit të kërkesave për zgjidhje martese janë kryesisht ekonomike.
"Shikojm një rritje të rasteve të divorcit nga muaji në muaj. Ka disa shkaktarë por ka dhe disa pasoja që sjellin këto divorce. Unë mendoj se një nga shkaktarët më madhor është emigrimi i partnerëve sidomos ata burra, dhuna në familje dhe varfëria ekonomike i detyron gratë që të kërkojnë zgjedhjen e martesës", shprehet psikologia.
Burime pranë kësaj gjykate bëjnë me dije se 35 kërkesa për divorc janë bërë nga gratë, ndërkohë 29 kërkesa i kanë bërë burrat.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)