Banesa ku ka rënë zjarri është një katëshe, ndërsa familjarët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit, por për shkak të largësisë zjarrfikësit nuk kanë arritur në kohë për shuarjen e flakëve dhe për pasojë shtëpia është shkrumbuar tërësisht.Ndërhyrja e zjarrfikëses së Beratit ka shpëtuar nga djegia një shtëpi tjetër që ndodhej ngjitur me banesën e Çelas.
Dy familjarët që jetonin në këtë shtëpi kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa mendohet se shkak i zjarrit është bërë shkëndija elektrike.Fatmirësisht nga flakët nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme material.

( Shtëpia e djegur në Berat, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike)
[gallery]24293[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

FOTO







