Stina e verës ka shtuar rrezikshmërinë ndaj ekspozimit nga merimanga e helmuese e njohur si vejusha e zezë  si dhe zvaranikët  ku një pjesë tyre janë helmues.

Në spitalin rajonal të Beratit gjatë muajit qershor korrik ka patur disa raste nga pickimi i merimangës së zezë si dhe zvaranikët.

Rasti më i fundit ka qënë disa ditë më parë ku një fermer është paraqitur në urgjencën e spitalit me simptoma nga pickimi i merimangës së zezë.

Mjekja Elena Kanaçi pranë urgjencës së spitalit rajonal shprehet se helmimi nga merimanga e zezë jep dhimbje të fuqishme të gjithë muskujve dhe gjymtyrëve, enjtje ose skuqje lokale tek vendi i pickimit.