Policia Rrugore e Beratit ka kryer kontrolle të vazhdueshme me qëllim ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat i kontrolleve, janë gjobitur 318 shoferë për shkelje të ndryshme si: tejkalim i shpejtësisë, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, mos vendosjen e rripit të sigurimit etj.
Janë pezulluar 3 leje drejtimi, pasi shoferët u kapën duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit.
Bilanci
- Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas që u kapën nga shërbimet e Policisë, drejtuar moto mjetet përkatëse, pa leje drejtimi.
- 10 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.
- Janë proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
- 23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
- Janë vendosur 45 masa administrative për parakalime të gabuara.
- Janë pezulluar 3 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
- Janë vendosur 12 masa administrative për drejtim të moto mjetit, pa kaskë mbrojtëse.
- Gjithashtu janë vendosur 212 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Beratit njofton se do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, njëkohësisht bën apel për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.