Berat/ Të rinjtë hedhin çantën me pistoletën brenda dhe tentojnë të arratisen me motoçikletë! Arrestohet njëri

Berat/ Të rinjtë hedhin çantën me pistoletën brenda dhe tentojnë të arratisen me motoçikletë! Arrestohet njëri

Foto ilustruese

2 të rinj që lëviznin me armë zjarri me vete në Berat kanë tentuar ti largohen policisë, por njëri prej tyre është arrestuar ndërsa një tjetër është në kërkim.

Të rinjtë kanë hedhur pistoletën dhe kanë tentuar të largoheshin me një motoçikletë. Nga policia  është kapur H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. 

Njoftimi i policisë:

Qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. 

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me një motoçikletë dhe në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë hedhur çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari